Këshilltari i Kurtit: Mocioni po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi-Vuçiq

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Arbër Zaimi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi-Vuçiq.

Sipas tij, kjo tashmë është vënë re edhe nga shumë politikanë e profesorë evropianë e amerikanë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zaimi ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Kurti, lidhur me taksën. Ka thënë se Kurti nisi procesin që largon barrierat tarifore me Serbinë në datën 1 prill, duke plotësuar kështu kërkesat e ShBA, dhe duke hapur rrugë për dialogun.

“Po ashtu, qeveria Kurti po vendos marrëdhënie reciprociteti me Serbinë, siç e kërkon interesi i Kosovës si shtet sovran. Reciprocitet do të thotë se Kosova nuk do të vendosë asnjë barrierë të re, arbitrarisht, por do të zbatojë të njëjtat masa që i zbaton Serbia”, ka shkruar Zaimi.

Ai ka thënë se Kurti është në pritje të një emri nga LDK’ja për Ministrinë e Brendshme.

“Kështu pra, mos mendoni se po bëhet mocioni për të administruar gjendjen me virusin, as për taksën, as për Amerikën, as për ruajtjen më mirë të Kosovës, as për mungesën e përfshirjes apo respektit për LDK-në. As për mustaqet e dikujt. Mocioni po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi-Vuçiq, siç e kanë vënë re tashmë shumë politikanë e profesorë evropianë e amerikanë. Por qeveria do të vazhdojë punën, me kujdes, pa PANik dhe pa Hashim”, ka shkruar Zaimi.

Kryeministri Kurti dhe kabineti i ministrave nga LV, LDK dhe minoritetet po vazhdojnë punën me administrimin e krizës…

Gepostet von Arbër Zaimi am Freitag, 20. März 2020

Të ngjashme