Këshilltari i Thaçit thumbon Kurtin: I është dashur të presë shumë vite për të fituar, derisa Thaçi u bë president

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi ka thënë se kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit i është dashur të presë shumë vite për të fituar, derisa Thaçi u bë president.

“Në politikë ka gjithmonë fitues e humbës dhe shumica e politikanëve mësojnë nga cilido grup që i përkasin. Për ta shënuar një fitore simbolike, Albin Kurtit i është dashur të pres shumë, me vite të tëra, deri sa Hashim Thaçi ta linte politikën dhe të bëhej president. I kompleksuar nga humbjet e vazhdueshme prej tij, Albin Kurti tash po e përsërit si refren:

“Le të japë dorëheqje presidenti dhe matemi në zgjedhje!”, ka shkruar Behramaj. . Sipas tij kjo thirrje dëshmon se Kurti nuk ka mësuar asgjë nga humbjet e tij. “Por, kjo thirrje po e dëshmon që Kurti nuk paska mësuar asgjë nga humbjet e tij. Sepse, në njërën anë, po i kërkon t’i kthehet politikës që të humbasë sërish prej tij. Dhe, në anën tjetër, nuk e paska kuptuar se ata që kanë përvojë të madhe politike fitojnë edhe pa garuar fare”, tha ai.

Të ngjashme