Kjo është agjenda e Kurtit për vizitën në Shqipëri

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do ta zhvillojë një vizitë në Shqipëri.

Gjatë vizitës kryeministri Albin Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kjo është vizita e parë të cilën kryeministri Kurti e zhvillon jashtë Kosovës, që nga marrja e detyrës.

Më poshtë e gjeni agjendën e plotë:

– Kryeministri Albin Kurti takim me kryeministrin, Edi Rama.

Vendi: Pallati i Brigadave
Koha: 09:00

10:10- Konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.

– Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Vendi: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Koha: 10:45

– Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti, Ilir Meta.

Vendi: Presidenca e Republikës së Shqipërisë
Koha: 11:20

– Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti.

Vendi: Bashkia e Tiranës
Koha: 11:55

– Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vendi: Selia e PD-së
Koha: 12:20

Të ngjashme