Komision s’e kalon projektligjin për financimin e partive politike

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 15:00 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018.

Ndërsa nuk ka kaluar Raportin me amendamente për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, raporton EkonomiaOnline.

Kryetarja e këtij Komisionit, Albulena Haxhiu, tha se ky raport bie ndesh me agjenden e reformave  evropiane dhe për këtë qëllim nuk do ta mbështesin.

“Pjesë të këtij raporti bien ndesh me agjendën për reforma evropiane. Këtu ka një regres në transparencë e llogaridhënie të financave të partive politike por ka edhe nene të kushtetutës që shkelen me këtë raport. Për këto arsye dhe të tjera nuk do ta mbështes këtë raport, tha ajo.

Por ndaj Haxhiut reagoi deputetja nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmku.

“Pse nuk na ke ftuar me urgjencë pasi na ka kaluar afati për shqyrtimin e këtij raporti”, tha ajo

Por kështu nuk po mendon Haxhiu, e cila iu përgjigj Izmakut, duke ia bërë me dije se e ka ftuar disa herë komisionit, por që ështe bojkotuar nga deputetët.

“Po e kemi kalua, por ju rikujtoj dy herë keni qenë të ftuar, një herë e keni bojkotuar, dy herë është thirr komisioni por nuk kemi arrtë. Duke pas parasysh se është një projektligj shumë i dëmshëm është dashur të pritet komisioni”, tha ajo.

Ndërsa deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, kundërshtoi Haxhiun duke thënë se raporti me amendamente për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, nuk përbën shkelje kushtetuese e as të agjendes evropiane.

Paralajëmroi se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk mendoj se ka shkelje as të agjendës evropiane as të kushtetutës. Mendoj se gjithçka do të qartësohet pas gjykatës kushtetuese sepse besoj që subjektet do ta dërgojnë në gjykatë kushtetuese. Ka shumë pasaktësi në këtë ligj konkretisht me kompetencat e KQZ për mbikëqyrjen e financave të subjekteve politike nuk mendoj se ka ndonjë problem pasi KQZ deri tash ka qenë përgjegjëse për llogaridhënien e subjekteve politike”, tha ai.

Deputetët u interesuan të dijnë edhe për punën e KQZ-së.

Valdete Daka kryetare e KQZ ka thënë se duke qenë se 2018-ta nuk ka qenë vit i zgjedhjeve nuk ka për çka edhe të raportojë, ngase nuk ka pasur vendime.

“KQZ- ja nuk ka funksionuar nuk ka pas vendime, as takime, por sekretariati ka funksionuar aq sa ka mundë në atë pjesë që nuk ka pas nevojë për vendimmarrje”, tha ajo.

E për punën e sekretariatit foli Kryeshefi Enis Halimi.

“Sekretariati ka kalua në një vit specifik për shkak të mungesës së anëtarëve. Kemi pas të miratuar një plan të punës. Sekretariati ka punuar më të gjitha bramshat që i mbulon sipas rregullativës. Sa i takon aspekteve profesionale si shërbimi votuesve kemi përpjekur ta shfrytëzojnë kohën kur nuk ka zgjedhje për të përmirësuar këtë fushë. Sa i përket financave, gjatë këtij viti nuk ka pasur ndonjë aktivitet për t’u theksuar në ndonjë aktivitet buxhetor”, tha ai.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu u interesua të dijë se a ka pasur votues në zgjedhjet në katër komunat veriore, e që nuk kanë qenë shtetas të Kosovës.

“A ka pasur njerëz që kanë votuar pa qenë shtetas?  Si po qëndron puna me pastrimin e listës? Hapësira e KQZ?”, tha ajo.

Daka tha se ka pasur tentime të votohet edhe pa dokumente të Kosovës, por që kanë reagur me kohë.

“Në zgjedhjet e fundit qytetarët në katër komunat kanë votuar vetëm me dokumente të Kosovës, edhe pse nga ajo që kemi dëgjua ka pas edhe qytetarë që kanë tentuar të votojnë.  E kemi një numër të votuesve që janë në listën e UNMIK – ut që kanë dokumente të tilla. Këtë nuk mund ta bëjmë ne, por Agjencioni për Regjistrim.  Ne kemi kërkua nga BE të na mbështesë lidhur me QNR por nuk ka mund të na japë një përgjigje.

Deputetët votuan edhe Raportin me amendamente në Projektligjin për ndryshim plotësimin për Hetim Parlamentar ndërsa deputetët kanë hequr pjesën brenda tij që ka të bëj me prokurorinë, Si dhe Raporti me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-088 për Këshillin Ekonomiko-Social.

Të ngjashme