Komisioni për Komunitete miraton Projekt-rregulloren e Kuvendit

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 10:42 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën, ndër të tjera, është shqyrtuar Projekt-rregullorja e Kuvendit dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për patentë shoferë. Që të dy projektligjet morën mbështetjen e komisionit.

Kryetari i komisionit, Igor Simiq, tha se për rregulloren e Kuvendit është diskutuar mjaft në Komisionin për Legjislacion, mirëpo në fund ka marrë përkrahjen e anëtarëve të saj, raporton Ekonomia Online.

“Është debatuar gjatë për këtë rregullore, ka pasë amendamente të shumta të grupeve parlamentare dhe në fund është arritur konsensusi. Ka pasë edhe dilema lidhur me amendamente të caktuara se a e shkelin kushtetutën a jo, mirëpo në fund komisioni e ka miratuar. Konsideroj se është ky projektligj ka të meta”.

“Në emër të Listës Serbe ne do ta përkrahim këtë projekt-rregullore”, tha Simiq.

Simiq, teksa ka prezantuar Projektligjin për plotësimin e ligjit për patentë shofer, tha se në ndryshimet e bëra nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik janë ashpërsuar disa nga masat e parapara, raporton EO.

“Këto janë ndryshimet në këto ligje, kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacion dhe masat ndëshkuese, disa janë rritur, disa janë zvogëluar përmes amendamenteve. Nuk e di nëse do t’i pëlqej qytetarëve, mirëpo disa masa janë ashpërsuar”.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe projektligji për plotësim-ndryshimin e ligjit për patentë shofer, për Hekurudhat,për Rrugët, për rregullat e Trafikut Rrugor, për Transportin rrugor dhe për Transportin Tokësor.

Që të gjitha projektligjet ishin me amendamente nga komisionet përkatëse.

Të ngjashme