Komisioni për të Drejtat e voton Projektligjin për Buxhetin, PDK-ja e AAK-ja kundër

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me dy vota kundër nga PDK-ja dhe AAK-ja, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij Komisioni Verica Ceraniq, theksoi se  është ndarë  shuma për komunitete dhe me amendamente.

“Buxheti prej 1milionë e 200 mijë euro, 600 mijë euro për komunitetet serbe dhe 600 mijë për komunitetet tjera”.

Deputeti i PDK-së Ilmi Reçica shprehu ngushëllime për viktimat e aksidentit në Kroaci.

“Meqë kemi pasur një aksident të rëndë u shprehi ngushëllime për të vdekurit në aksidentin tragjik, dhe këtë çështje nuk do ta diskutojmë nen për nen”

“…ky buxhet nuk duhet të kalojë sepse nëse futemi brenda saj ka shumë probleme që do ndikojnë në zgjedhjet lokale. Dhe ne si PDK nuk e votojmë këtë buxhet”, tha Reçica.

Edhe Shemsedin Dreshaj tha se AAK-ja nuk do ta votojë buxhetin, i cili sipas tij, është pa prapavijë dhe me ndasi politike në raport me komuna të caktuara.

Të ngjashme