Komunat dyshojnë për investime në baza politike e etnike, Projektligji për Financa Lokale hiqet nga programi

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 07:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e ka tërhequr nga Programi Legjislativ Projektligjin për Financat e Pushtetit Lokal, duke shtuar kështu brengosje në Asociacionin e Komunave të Kosovës, që investimet në komuna e Kosovës pa këtë projektligj mund të bëhen në baza politike dhe etnike.

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha për Ekonomia Online që në Projektligjin për Financim Lokal, ka qenë i paraparë grandi i katërt, i cili e kap vlerën deri në 100 milionë euro, nga i cili këto mjete do të ndaheshin në mënyrë proporcionale në të gjitha Komunat.

Sipas tij, me largimin e këtij projektligji ka hapësirë që kryetarët e komunave mund të them që do të ketë investime në baza politike dhe etnike.

“Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, jo vetëm më këtë qeveri por edhe në qeveritë e kaluara janë ankuar se ka investime nga niveli qendror në baza politike dhe etnike, për këtë arsye ne si Asociacion kemi kërkuar që të bëhet një grand i veçantë për investime kapitale nëpër komuna ku gjitha mjetet financiare te cilat shfrytëzohen nga niveli qendrore për investime kapitale ne nivel lokal ku kompetent është komuna të shkojnë në grandin e katërt dhe pastaj në këtë grand të shpërndahen nëpër të gjitha komunat duke u bazuar në dy kritere, kriteri i parë  është numri i banorëve dhe i dyti është sipërfaqja e komunës. Këtë dakordim e kemi arritur në qeveri Kurti I, ku kemi menduar që do të fillohet me amendamentin e Ligjit për financa lokale dhe që nga ajo kohë ky projektligj është duke u punuar e ripunuar”.

“Në fund vitin e kaluar grupi punues e ka dorëzuar draftin final të këtij projektligji në Ministrin e Financave. Në projektligjin e financave lokale është paraparë edhe grandi i katërt i cili në tersi kap vlerën prej 80 deri në 100 milion euro, për një vit. Neve kemi kërkuar që të gjitha  mjetet  të cilat shkojnë për investime kapitale nga niveli qendror të shkojnë në këtë grand dhe pastaj të shpërndahen në mënyrë  proporcionale të të gjitha komunat”.

“Ne e pranuam këtë vendim, por mendoj që qeveria ka vendosur që të tërheqë nga programi legjislativ dhe po mendoj që, nuk e di pse është bërë një veprim i tillë, sinqerisht sepse takimi i kryetarëve të komunave ka qenë me kryeministrin Kurti para disa ditëve dhe në atë takim as kush nuk e ka përmendur, kjo nuk është debatuar nuk është diskutuar për tërheqjen e këtij projektligji, kurse kryetarët në anën tjetër kanë kërkuar që të procedohet sa më shpejt që është e mundur me Projektligjin për financa lokale sepse interesi kryesor i komunave është granti i katërt. Tash ka hapësirë që kryetarët e komunave mund të vazhdojnë të thojnë që do të ketë investime në baza politike dhe etnike, sepse grandi i katërt përkatësisht projektligji për financa lokale është tërhequr nga strategjia legjislative”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi tha së grandi i katër nuk do të ju lejonte ministrive që të vendosin se ku do të investoheshin ato para, por këtë do ta kishin vendosur vetë komunat.

Po ashtu Ibrahimi shtoi se Qeveria dhe ministri Hekuran Murati do të ishte dashur që ta debatonin këtë çështje me kryetarët e komunave dhe mos diskutimi për largimin e këtij.

“Grandi i katërt janë në pyetje  rreth 80 deri 100 milionë euro, nuk po themi që ato mjete financiare nuk do të derdhen në buxhetet komunale, mirëpo grandi i katërt nuk do të ia lejonte ministrive të linjës të vendosin për fatin e atyre milionëve, por komunat kishin me vendosur që ku do të shkonin ato miliona euro, ky grand do të ia lejonte të gjitha komunave të përfitonin nga këto miliona euro”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e ka tërheq nga strategjia legjislative për këtë vit, ka mundur ministri Hekuran Murati që ta debatoj këtë çështje me kryetarët e komunave. Në këtë mënyrë pa u diskutuar edhe pse i ka pasur mundësit që të diskutojë është bërë një tërheqje e një anësime nga Qeveria e Kosovës sa i përket këtij projektligji”, tha Ibrahimi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme