Konfiskimi i pasurisë së paligjshme, prioritet për AAPSK-në

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, Rrahim Rama, priti sot për vizitë në depon qendrore të pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Udhëheqësin e Sektorit për Sundim të Ligjit, Cezary Michalczuk si dhe përfaqësues të tjerë nga zyra e BE-së.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet AAPSK rreth administrimit të pasurive të fituara nga veprat penale, me ç ‘rast u konfirmua edhe një herë mbështetja e zyrës së Bashkimit Evropian si dhe angazhimi dhe përpjekja e tyre për themelimin e Fondit të Konfiskimit.

Për të dyja palët, konfiskimi i pasurisë së paligjshme ka qenë dhe do të mbetet prioritet themelor edhe në të ardhmen dhe instrument kryesor në luftën kundër korrupsionit.

Të ngjashme