Konjufca: Grabovci të bën edhe prokuror të shtetit me desht

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 15:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për të folur për përgjimet mes Adem Grabovcit dhe prokurorit Bahri Hyseni, që janë publikuar ditëve të fundit.

Ai ka thënë se Adem Grabovci bën gjithçka në shtetin e Kosovës, punëson njerëz e dërgon në borde militantë partiakë…

“Edhe nëse nuk ke konkurru, shefi i shefave të shtin në konkurs. Nuk është me rëndësi a din a s’din, a je profesionalist, edhe nëse je i fundit ke me dal i pari. Nuk është nevoja as me ditë ku ke me punu dhe emrin e institucionit, e din shefi i shefave, ku të shtin sepse aty ka nevojë partia”.

“Adem Grabovci të bën edhe prokuror të shtetit me desht. Adem Grabovci e rregullon drejtësinë, e kënaq krejt”, ka thënë ai.

“Kadri Veseli na ka thënë se kur keni fakte i dërgoni të prokurori, por të cili prokuror, të Bahri Hyseni a? Njëjtë është si me çu capin te kasapi”, thotë Konjufca.

Sipas Konjufcës, “shefi i shefave” është dora e zgjatur e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që janë trekëndëshi kryesor që Republikën e Kosovës e kanë kthyer në plaçkë.

Ndërkohë ka reaguar deputeti Adem Grabovci. “Nëse është vepër penale dhe krim për të punësuar njerëz dhe për të hapur vende pune, atëherë kërkoj nga drejtësia, ja ku jam, jam i gatshëm të përgjigjem. Unë kurrë nuk kam bërë përpjekje të dal mbi ligjin dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë kurdo që organet kompetente e kërkojnë këtë nga unë”, tha Grabovci.

Të ngjashme