Konjufca: I vetmi bashkëpunim i garantuar deri tash është me Vjosa Osmanin

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se i vetmi koalicion parazgjedhor i garantuar deri tash është me iniciativën politike të Vjosa Osmanit dhe me asnjë subjekt tjetër politik.

“LVV e ka shpjeguar me transparencë para opinionit jo vetëm tash, që i vetmi bashkëpunim i garantuar politik deri sot është me zonjën Vjosa Osmani dhe alternativën e saj politike që e ka prezantuar, rrugën që e ka zgjedhur të pavarur nga LDK-ja, deri tash dorën ia kemi zgjatur asaj dhe jo subjekteve tjera politike”, tha ai.

Konjufca në DESKU të KTV-së tha se ende nuk është konkretizuar diçka mes partisë së tij e Osmanit, por se ka një lloj reciprociteti mes tyre.

“Ajo e ka shprehë vullnetin e saj se do bashkëpunojë me LVV-në, ka një lloj reciprociteti mes VV-së dhe Vjosa Osmanit që të ketë bashkëpunim që nuk e përjashton kandidimin tonë në një listë të përbashkët”.

“Në aspektin elektoral nuk e kemi pasë asnjë takim konkret për ta formalizuar”.

Ai shprehet se varet nga Osmani nëse do të dalin me një listë të përbashkët zgjedhore, e që le të nënkuptohet se më të do të krijohet një front i përbashkët për ndryshime politike.

“Varet nga zonja Osmani, jemi të hapur për cilindo skenar që ndodhë sepse në këto zgjedhje ajo që është kryesore pritet t’i fitojë në mënyrë dërrmuese LVV-ja. Të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë janë të mendimit që duhet të krijohet një front i përbashkët demokratik e politik për ndryshime të mëdha sociale dhe rrënjësore politike”, ka thënë Konjufca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme