Konjufca kërkon sqarime për ndryshimet në Ligjin për Liri Fetare

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 11:44 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kërkuar sqarime për ndryshimet në Ligjin për Liri Fetare.

Sipas tij, ndryshimet të cilat janë bërë, nuk është marrë parasysh mendimi i Komisionit të Venedikut, raporton Ekonomia Online.

“E dimë tashmë që Kosova me nenin 8 përcaktohet si shtet laik që i bien që është neutral me çështjet e besimeve fetare. Sa i përket ndryshimeve që kanë ardhur deshtë të them se këtu në arsyetimet që i lexova sa i përket harmonizimit të ligjit me ato të Be nuk e  pash askund një mendim të komisionit të Venedikut që është shumë i rëndësishëm. Siç e dini konventa evropiane e të drejtave të njeriut është e zbatueshme në Kosovë. Në një mendim të komisionit të Venedikut thuhet që neni 11 i cili është nën që merret me të drejtën e krijimit të organizatave duhet të interpretohet me nenin 9 që merret me liritë fetare dhe aty thuhet që nuk mjafton e drejta e mendimit nëse nuk është e manifestuar dhe e bashkëngjitur me të drejtën e organizimit të drejtës fetare dhe mendoj që opinion i komisionit të Venedikut do të duhej të ishte i përfshirë”.

Konjufca shtoi se në ligji nuk është parashikuar as një dallim mes bashkësive fetare tradicionale dhe historike dhe atyre të reja.

“Është shumë mirë që më në fund në Kosovë po vjen një ligj që po ua njeh statusin juridik bashkësive fetare mirëpo nuk e shoh që ekziston një dallim ligjor mes këtyre 6 bashkësive fetare dhe historike të cilat kanë një kohëzgjatje të veprimtarisë në Kosovë. Pesë bashkësitë ekzistuese iu shtua edhe bashkësia e gjashtë që është bashkësia tarikateve mirëpo me rregullat se si të formohen bashkësitë e reja fetare nuk ka ndonjë dallim në mes atyre që janë tradicionalisht të krijuara dhe atyre që do të regjistrohen si të reja. Ndoshta kjo është arsyeja pse VV do të kishte abstenuar. Problem ai e sheh edhe që nuk ekziston një kuotë e anëtarëve për të bërë të mundur regjistrimin e një bashkësie të re fetare. Përgjegjësia i bie edhe qeverisë së kaluar sepse nuk dihet a i ka konsultuar bashkësitë fetare që të mos na ndodhin debate të padëshirueshme”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se caktimi i kuotës për regjistrim ka qenë i vështirë, prandaj edhe kanë vendosur që kjo pikë të hiqet.

Ai u shpreh i bindur se bashkësitë fetare janë për ndryshimet që janë bërë në ligj ngase ka pasur kontakte me ta.

“Te kjo e kuotës ishte shumë vështir me caktua një kuotë për këtë temë sepse ka praktika të ndryshme  dhe besoj që deri dikun ma mirë është më mirë mos me caktua fare këtë. Konsultimet me bashkësitë fetare ne i kemi biseduar shumë aspekte të ligjit dhe ata kanë pasur një mendim që situate nuk është e barabartë por ne kemi ardhur me një dakordim”.

“Kam pasur rast me fol edhe me bashkësinë islame edhe me ipeshkvin edhe me kishën ortodokse që janë dakord të gjithë me këtë ligj. Ne kemi ligjin për trashëgimi kulturore që do ta kemi vështirë. Do të ishte mirë ta kalojmë këtë ligj. Te financimi aty thotë që qeveria nuk financon. Ka plot vende që shtetet kanë marr obligime dhe kjo është në vullnetin por është heq klauzola që parasheh financimin”.

Të ngjashme