Konjufca për reciprocitetin ndaj Serbisë: Është rruga e vetme për normalizim marrëdhëniesh

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se zbatimi i nisur i masës së reciprociteti ndaj Serbisë nga sot, është rruga e vetme që mund të çojë në normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Nisur nga sot, Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe e ka zëvendësuar atë me procesin e gradualshëm të reciprocitetit ndaj Serbisë”, ka thënë ai përmes Twitter.

“Besojmë se barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve tona”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme