Konjufca takon kryetarët e komisioneve: Të përshpejtohet miratimi i projektligjeve

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 11:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me kryetarët e komisioneve parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Konjufca tha se puna e komisioneve është shumë i rëndësishëm për funksionimin e Kuvendit. Ai ka kërkuar që të përshpejtohet shqyrtimi dhe miratimi i projektligjeve.

Rregulloren e re të Kuvendi, Konjufca tha se e pret të përfunduar menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

“Qëllimi i takimit është edhe njoftimi me gjendjen e projektligjeve me kërkesë që të përshpejtohet procedimi i tyre dhe miratimi në Kuvend. Në procedurën e shqyrtimit janë 31 projektligje”.

“Programi për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim për 2021-2025 për agjendën e reformave. Kërkohet nga Komisioni për Legjislacion a kemi Rregulloren e re. Mendoj që jemi vonuar, por janë shkaktuar nga zgjedhjet”.

“Unë shpresoj që anëtarët e Komisionit do të punojnë pas përfundimit të zgjedhjeve që ta kemi Rregulloren e Kuvendit. Për vitin 2022, Komisioni për integrime për seancë plenare do të kishte qenë mirë t’i identifikojë ligjet dhe të kërkohet nga Qeveria t’i procedojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvend. Edhe takimi im me ju e përshpejton punën dhe është mirë që ta dëgjojmë njëri-tjetrin”.

Të ngjashme