Konstituohet Komisioni për Ekonomi, Shala tregon fushëveprimin për këtë mandat

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 11:47 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para anëtarëve të komisionit nga shumica e partive politike është bërë konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se ky komision do të mbajë mbledhje çdo të martë.

Shala ka treguar fushëveprimin e këtij komisioni për këtë mandat.

“Komision në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë në fushën e energjisë, minierave, sektori postar, telekomunikacioni, ekonomisë digjitale e shumë të tjera”.

“Në ushtrimin e funksioneve, komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës dhe më të gjitha ministritë e tjera nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke përfshire raportet e drejtpërdrejta të ministrive ose personave të tjerë përgjegjës, kur kërkohet nga Komisioni”, tha Shala.

Të ngjashme