Kosnett në takim me Hotin: SHBA-ja, partner i fuqishëm dhe miku më i madh i Kosovës

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 14:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori Kosnett uroi Zëvendëskryeministrin e parë, Hoti dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten mbështetësit kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti, falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme duke theksuar se SHBA-të janë një partner i fuqishëm dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Të ngjashme