Kosova merr kryesimin e SEECP-it, Pacolli thotë se kanë tri prioritete

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 11:21 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka hapur solemnisht kryesimin e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP, i cili do të zgjasë deri në korrik të vitit 2020.

Pacolli renditi tri parime që Kosova do të ketë gjatë kryesimit një vjeçar, ekonominë, rininë dhe kulturën.

Sipas tij, kryesimi i Kosovës do të thotë se po njihet si partner i besueshëm në rajon. Në këtë frymë ai tha se Kosova synon të kontribuojë tutje për një mjedis të paqes sigurisë marrëdhënieve fqinjësore dhe stabilitetit.

“Fokusimi në lidhshmëri, përdorim më të mirë të asaj që kemi rrugë më të mira dhe lidhje më të mirë të ekonomisë, infrastrukturës dhe njerëzve.  Ne do të bëjmë përpjekje për të vërë progres në fusha tjera të shumta duke pas parasysh se në shtator të 2019 Kosova do të fillojë ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Fokusi tek rinia, si rajon kemi filluar ta identifikojmë rininë si një asetet kryesore të shoqërisë sonë që janë lënë në një anë për shumë kohë.  Prioriteti i ynë i tretë do jetë edhe promovimi i kulturës dhe artistëve të rinj dhe artistëve. Ne tentojmë ta promovojnë dhe ta sjellim vendim tonë të bukur më afër Evropës dhe më afër botës. Procesi integrimit në be mbetet synimi ynë kryesor përmes së cilës gjatë kryesimit tonë do rendisim prioritetet tona”, tha ai.

Ai komentoi edhe ngjarjen e Samitit të Sarajevës për të cilin tha se Kosova nuk është respektuar dhe trajtuar si shtetet tjera e që kjo mund të shmangej sipas tij.

Për këtë ai garantoi fqinjësi të mirë rajonale me marrjen e kryesimit.

“Ngjarja e fundit para dhe pas samitit të Sarajevë. Aktiviteti përfundimtar i SEECP në Bosnjë ku pozita e Kosovës nuk është respektuar dhe Kosova nuk është trajtuar si të gjitha shtetet thera anëtarë. Kjo mund të ishte shmangur me koordinim ë shteteve.  Politika e be për fqinjësi të mirë do prezantohet më të mirë të mundshme gjatë kryesimit tonë të kësaj strukturë.  Jam i vetëdijshëm për sfidat para nesh sidomos të marrëdhënieve të Kosovës ne disa shtete të SEECP por synimi ynë është që këtë vëmendje ta drejtojmë në mënyrë pozitive”, tha ai. 

Kurse, Valdet Sadiku drejtor i departamentit për çështje rajonale ka prezantuar kalendarin e aktiviteteve.

“Ne kemi krijuar një kalendar aktivitetesh. Aktivitet i parë që do mbahet në shtator është takimi joformal i ministrave ë jashtëm të SEECP që do të mbahet në New Jork. Në tetor do të mbahet aktiviteti ku bartës do të jetë Ministria e Inovacionit ku do të flitet për punësimin, inovacionin. Gjithashtu gjatë tetorit do të mbahet takim i kryeministrave për agjendën e kolektivitetit. Pastaj një takim për tregtinë dhe ekonominë. Në dhjetor do të jetë komitetit i asamblesë kombëtare. Në dhjetor po ashtu seminari ‘trajnimi për diplomatë e rinj”, tha ai.

Të ngjashme