Kosovës pritet t’i shtohet edhe një festë zyrtare

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 13:43 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve ka miratuar me një votë abstenim plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare, ku u kërkua që këtij ligji t’i shtohet edhe festa e 24 qershorit – Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian, raporton Ekonomia Online.

Veton Berisha, anëtar i Komisionit nga radhët e komunitetit egjiptian, tha se kjo ditë nuk do të jetë ditë feste, por do të jetë një ditë memoriale apo përkujtuese.

“Në këtë projektligj çështja kryesore që duhet trajtuar është përcaktimi i festave zyrtare në Republikën e Kosovës, emërtimi i projektligjit është projektligji për ndryshime dhe plotësimet e ligjit 03L064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës dhe përcaktimin e festës zyrtare për komunitetin jo shumicë egjiptas është në këtë memorandum ndërsa në standardizim të gjuhës në përputhje me kushtetutën dhe ligjet duhet të jetë egjitpian e jo egjiptas”, ka thënë ai.

Ndryshe,  pas miratimit të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për festat zyrtare ligji pritet të shkojë në shqyrtim të parë në Kuvend.

Të ngjashme