KQZ shpall rezultatet përfundimtare: PAN 39 deputetë, VV 32, LAA 29 (Dokument)

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 14:19 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se zgjedhjet ishin demokratike dhe të lira, raporton Ekonomia Online.

Sipas rezultateve përfundimtare, koalicioni PDK-AAK-Nisma i njohur me shkurtesën PAN ka fituar 33.7 për qind; Vetëvendosje 27, 49 për qind, koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) 25.53 për qind e kështu me radhë.

“Rezultatet për ulëse në parlament janë: PAN i ka 39 ulëse , VV 32 ulëse, LAA 29 ulëse”, ka thënë Daka.

Ndërsa Lista Serbe ka marrë 6.12 për qind të votave (9 deputetë).

Partia Demokratike Turke dy ulëse, koalicioni Vakat 2, Partia e Re Demokratike 1.

Nga një ulëse në parlament kanë fituar edhe Partia Demokratike e Ashkalinjve, Partia Liberale Egjiptiane, ajo gorane, Partia e Ashkalinjve për Integrim, dhe Partia Rome e Bashkuar.

KQZ, po ashtu, ka shpallur  rezultatet përfundimtare të secilit kandidat për deputet.

Daka ka thënë se nga ky moment fillon afati 24 orësh ku subjektet politike dhe kandidatët për deputet mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP.

Të ngjashme