KQZ-ja qe katër muaj nuk po vendos për kryetarin e PD-së

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 20:55 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pas 4 muajsh, nuk po merr vendim se cili nga dy kryetarët e Partisë së Drejtësisë është legjitim.

Ferid Agani, i cili mori mandatin në Kongresin e përgjithshëm të partisë në vitin 2015, thotë se ka mandat deri më 2019-n, raporton KTV.

Por Sylejman Çerkezi, më 28 shtator të 2016-s e mori shumicën absolute të votave në një Kuvend të jashtëzakonshëm të kësaj partie.

Lënda e kësaj partie vazhdon të qëndrojë në sirtarët e KQZ-së. Miradie Mavriqi, që udhëheq zyrën për Regjistrimin e Partive Politike, i ka thënë Kohavisionit se ka ende kohë për të vendosur për lëndën, pasi ligji nuk e kufizon kohën e marrjes së vendimeve.

Por kjo neglizhencë e KQZ-së mund t’i paraqesë probleme Partisë së Drejtësisë në dorëzimin e azhurnimit të subjektit të saj, që duhet ta bëjë jo më larg se më 31 janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme