Krasniqi: Takimi Sveçla-Gjuriq, tradhëti kombëtare po të ndodhte jashtë VV-së

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Frashër Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se po të ndodhte takimi me Gjuriqin jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare.

Postimi i plotë:

“Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin – i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre”.

“Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çkado që bëjnë të tjerët është “tradhëti ndaj popullit”.

“E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’e prisnim” 

Të ngjashme