Krasniqi: Vetëvendosjes i ka ikur truri bashkë me zemrën

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me ikjen e zemrës i ka ikur edhe truri.n

Krasniqi ka shpjeguar se kur shkruar se VV-së i ka ikur zemra dhe po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave, ka aluduar në aderimin e fundit në VV të Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin e njohur si “Stenta|.

“Kur kam shkruar se VV-së i ka ikur zemra dhe po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave, kam aluduar në aderimin e fundit në VV të Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin e ‘Stentave’”, ka shkruar Krasniqi

Ndërkohë vlerësimin e Konjufcës së vv ka larguar zorren qorre duke I menduar PSD’në, Krasniqi e ka quajtur ikje të trurit.

“Glauku paska deklaruar që VV e ka larguar zorren qorre, dhe se zemrën e kanë në rregull. Me i konsideru Ajvaz Berishën (i akuzuar per vrasje e dhunim), Irfan Daullxhiun (i akuzuar per rastin ‘Stenta’), e plot ish anëtarë të PDK-së si zemër të VV-së, ndërsa të larguarit nga VV (bashkëthemelues të Lëvizjes) si zorrë qorre, e rikonfirmon vetëm një gjë: që VV-së bashkë me ikjen e zemrës i ka ikur edhe truri. Tamam trup pa tru qe nuk i percepton mire as organet e veta”, shkruan ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme