Krasniqi vizitë zyrtare në Estoni, diskuton për qeverisjen e mirë, të hapur dhe transparente

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e qeverisjes së mirë, qeverisjes së hapur dhe transparente.

Gjatë takimit Kattago dhe Karulin kanë theksuar mbështetjen të cilën Estonia do ti ofrojë Republikës së Kosovës përmes mekanizmave shtetërore dhe ndërkombëtare në fushat me interes të përbashkët.

Në fund të takimit, Ministri Krasniqi ka falënderuar  Kattago dhe Karulin për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën duke theksuar se Estonia për Republikën e Kosovës është model për qeverisjen e hapur, digjitale dhe transparente në shërbim të qytetarëve.​

Të ngjashme