Kryeministrat në Londër prezantohen pa emra të shteteve

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 08:18 | Nga

Ramush Haradinaj dhe pesë homologët e tij nga rajoni do të takohen të hënën e ardhshme në Londër, ku do të marrin pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor që organizohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përpos Haradinajt në Samitin e BERZH-it do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shefja e qeverisë serbe Ana Brnabiq, kryeministri malazez Dushko Markoviq, shefi i ekzekutivit maqedonas Zoran Zaev, si dhe ai i Bosnjës e Hercegovinës Denis Zvizdiq.

Samitin e hapë shefi i BERZH-it Suma Chakrabarti dhe më pas do të flasë edhe kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov si kryesues i Presidencës së BE-së.

Pas këtyre do t’i mbajnë fjalimet gjashtë shefat e qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Auditori i kryeministrave do të organizohet nëpërmjet formulës së ashtuquajtur “Gymnih”, ku shefat e qeverive do të prezantohen vetëm nëpërmjet emrave të tyre, por pa indikacione tjera rreth emrit të shteteve, të flamurëve apo të simboleve që i përfaqësojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme