Kryesuesi s’ka kompetenca ta ftojë seancën njëanshëm, thotë zyrtari i LDK-së

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 18:50 | Nga

Fatmir Haxholli nga LDK-ja thotë se partitë politike, përfshirë AKR-në janë duke provuar që të pozicionohen sa më mirë për të qenë pjesë e qeverisë së re.

Duke folur për Klan Kosova, Haxholli ka shtuar se LAA edhe Vetëvendosje kanë për qëllim që të ia pamundësojnë PAN-it krijimin e institucioneve. Por që nëse kjo vazhdon ai thotë hapen rrugë të tjera.

“Në momentin që pamundësohet kjo atëherë të hapen opsione të tjera që LAA dhe Vetëvendosje duhet të bëjnë”, ka shtuar Haxholli

“PAN ka ikur deri sot është që të përballet me një realitet që i kanë ose s’i kanë numrat është një blerje e kohës”.

Ai ka vazhduar të thotë se edhe PAN edhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të ulen në tavolinë dhe të zgjedhin një datë për vazhdimin e seancës.

Sipas tij në atë se kush është bllokues i procesit të krijimit të institucioneve, nis nga mbyllja e seancës nga kryesuesi Adem Mikullovci, që Haxholli e ka quajtur veprim anti-ligjor.

“Kryesuesi nuk ka kompetenca që ta ftojë në mënyrë të njëanshme seancën dhe përgjegjësia për ndërprerjen e seancën i bie VV-së”, ka pohuar ai.

Aleanca Kosova e Re, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, dha sot sinjale se mund të bashkohet me koalicionin PAN për të krijuar institucionet.

Por, Haxholli nuk e di nëse partneri i tyre i koalicionit të përbashkët LAA, ka ndërruar mendje.

Ai ka shtuar se pyetja që duhet t’i shtrohet AKR-së është nëse ata janë të gatshëm që të qëndrojnë në opozitë.

Të ngjashme