Kryetari Abdixhiku priti në takim Ambasadorin Minxhozi

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur në takim kortezie Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Qemal Minxhozi. 

Kryetari Abdixhiku e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore. 

Ndërsa, Ambasadori Minxhozi e uroi kryetarin Abdixhiku për pozitën e tij dhe e falënderoi për konstruktivitetin në formimin e institucioneve. 

Në këtë takim u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme