Kryetarja e Kuvendit priti ambasadorët e Quintit dhe të Zyrës së BE-së

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, priti sot shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Natalia Apostolova, si dhe ambasadorët e pesë vendeve të Kuintit, atë të ShBA-ve, të Britanisë së Madhe, të Italisë, të Gjermanisë dhe të Francës. 

Znj. Osmani i informoi përfaqësuesit e Kuintit me punën e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë për kujdesin të cilin Kuvendi po e ushtron në menaxhimin e krizës së pandemisë Kovid-19. Ajo ua shprehu atyre mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit për gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që t’i qëndrojnë afër popullit të Kosovës dhe institucioneve të vendit gjatë kësaj krize.

Kryetarja Osmani i njoftoi ambasadorët e vendeve mike të Kosovës dhe atë të BE-së për veprimet të cilat institutucionet e Kosovës po i ndërmarrin për kapërcimin e kësaj pandemie.

Ajo po ashtu i informoi ata për hapat që do t’i ndërmarrë ajo si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetutshmërinë e veprimeve të institucioneve. ​

Të ngjashme