Kuçi e PSD-së, Kurtit: Nuk u thotë “jo” privilegjeve

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Natyra Kuçi nga Partia Social Demokrate ka komentuar mënyrën e jetesës së Kryeministrit Kurti, duke thënë se kjo ka të bëjë me superioritetin kulturor.

“Nuk është fustani, as këpucët, as kravata, në vetvete. Eshtë stili i jetës, janë vlerat që pretendohen: superioriteti kulturor. E kemi parë Kurti të investojë në imazhin e tij, më gjasë për ta larguar nga kujtesa e njerëzve pamjen e tij prej protestuesi”, shkroi ajo.

Kuçi thotë se shumë shërbime Kurti i merr falas dhe si të tilla nuk ka nevojë t’i shkruaj në deklarim të pasurisë, përcjell Klankosova.tv.

“Huazimi i rrobave, shkëlqimi i këpucëve, biletat e hotelet falas, qiraja e ulët banimi, shoferi personal, janë vetëm disa nga shërbimet që i merr Kurti, pa pasur nevojë t’i shkruaj në deklarim të pasurisë, pa pasur nevojë t’i evidentojë si pronë. Ai është në rregull me letra. Tipike.”, shtoi tutje Kuçi.

Sipas anëtarës së PSD-së, Kurti thotë se nuk është i dhënë pas botës materiale, por nuk i refuzon privilegjet.

“Në njërën anë përmes mosposdesimit privat të pasurisë thotë që ai nuk është i dhënë pas botës materiale, luksit, por në anën tjetër i shijon të gjitha ato privilegje, të cilave nuk ju tha “jo”. Sepse shijimet e tij nuk mund ta korruptojnë atë, por vetëm atë”, shkroi ajo.

Tutje, Kuçi tha se reagimi i saj nuk ka të bëjë vetëm me foto momenti, me një ecje në tepihun e kuq, meqë sipas saj ”është i tërë spektakli që ushqeu, është kapje e ngjarjes që flet për çka Kurti nuk është: i majtë”.

Të ngjashme