BE: Kufiri mes Mitrovicës Jugore dhe asaj Veriore, sipas legjislacionit të Kosovës

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 08:11 | Nga

Nënshkrimi i memorandumit që përcakton kufirin mes Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve rreth vijës administrative. Shkaktar është bërë fshati Suhodoll që ndodhet në anën veriore të lumit Ibër.

Edhe pse Ligji për kufijtë administrativë thotë se “kufiri në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut do të jetë vija e përcaktuar që do të kalojë nëpër zonën kadastrale të Suhodollit”, kjo është duke u kundërshtuar nga drejtuesit e Mitrovicës Veriore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Veriorët pretendojnë se Suhodolli i takon Mitrovicës Veriore dhe se nuk mund të jetë vija ndarëse. Tash e disa muaj ata kanë refuzuar ta nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që do ta konfirmonte vijën administrative.

Në vend të marrëveshjes, kryetari i Mitrovicës Veriore së fundi ka kërkuar që kjo çështje të shtrohet edhe një herë në tryezën e diskutimit në Bruksel.

Të ngjashme