Kumrije Sahiti në krah të Vjosa Osmanit, merr mbështetje të fuqishme nga shumë qytetarë

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kumrije Sahiti, po merr përkrahje të fuqishme nga strukturat e partisë, por edhe nga mbarë qytetarët e vendit, raporton EkonomiaOnline.

Ajo së bashku me miq, familjarë, por edhe strukturat e larta të LDK-së, duke përfshirë edhe kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin, kanë marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar në njërën prej kafiterive në kryeqytet.

Drejtoresha me bagazh mbi 40 vjeçar në arsim, Kumrije Sahiti, përmes një statusi në Facebook, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme.

“Faleminderit shumë për përkrahjen e vazhdueshme e sidomos natën e mbrëmshme në Momo. Ishte një natë fantastike, me një energji të jashtëzakonshme, energji e rinisë se ndërtuar me ndere e shkollë, energji e ndërzeve të mirë e të brishtë, energji e fitores”, th

Kumrije Kallaba – Sahiti për 40 vite ka kontribuuar në arsimin kosovar dhe tanimë i ka hyrë garës për deputete, duke vazhduar të bëjë një gjë të tillë edhe në jetën politikë.

Synimi i saj është bashkërendimi i politikave dhe qasja konstruktive në përpilimin e një plani të arsimit, së paku 20-vjeçar, që është i bazuar në praktikat më të suksesshme ndërkombëtare.

Sahiti garon për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 57.

Të ngjashme