Kurti: Do të angazhohemi që shteti ynë të jetë shtet social

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 19:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me qytetarë të Prishtinës këtë mbrëmje, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar prioritetet gjatë qeverisjes së tij, luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar duke thënë që këto prioritete vendosin Kosovën në binarët e zhvillimit ekonomik e drejtësisë.

Ai ka thënë se Qeveria me të në krye do të mendoj për qeverisjen e cila shkon në shërbim të qytetarëve.

“Ndër prioritetet tona e theksojmë luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar që ka shkaktuar viktima të paqes dhe ka pamundësuar investime në ekonomi dhe punësimin e të rinjve. Na nevojitet Vettingu në prokurori, gjyqësi, polici dhe inteligjencë. Në prioritete tona e theksojmë edhe lidhjen midis ekonomisë dhe arsimit. Kemi mbi 20 mijë vajza e djem që kanë mbaruar universitetin dhe nuk gjejnë askund punë”.

Kurti ka theksuar se synojnë që Kosova të jetë shtet social.

“Gjithashtu nga shtesat për fëmijë, sigurimi shëndetësor, pesëfishimi i inspektorëve të punës. Do të angazhohemi që shteti ynë të jetë shtet social. Ta ketë karakterin universal dhe solidar”.

“Prioritetet tona është që të bëjmë hov drejt integrimeve evropiane ku kemi pasë ngecje”.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila, që është në listë me VV-në, është shprehur se i është bashkuar Albin Kurtit pasi vetëm me një lider të fort Kosova mund të jetë storie e suksesit.

“Bashkë na bëni me VV përpjekjen esenciale për ndryshim. Hap pas hapi e kuptuan që nëse nuk e ke prej kreut punën që shkon mbarë, as në qeverinë lokale nuk do të ketë rezultate, kjo është ajo shpresa e madhe që bashkë me VV-në do të arrihet të bëhet ndryshimi, a do të jetë e lehtë jo nuk do të jetë. Çdo votë është e rëndësishme,të gjithë janë të përkushtuar për ruajtje të votës”.

“Ia kemi borxh jo vetëm vetes, por edhe gjeneratave të reja. Ata që po ikin po e marrin me veten edhe shpresën. Jemi duke u përpjek në vazhdimësi. Kosova ka mundësi të bëhet storie suksesi dhe kjo do të bëhet me Qeverinë Kurti. Pasi që i ka ardhur dita”.

Kandidati për Deputet nga VV-ja, Taulant Kryeziu, tha se Kosova është në një situatë jo të mirë dhe vetëm me qeverinë Kurti, Bashkësia Ndërkombëtare do ta kthej besimin tek Kosova.

 “Sot është një kohë e rëndësishme dhe vendimtarë për gjeneratat e reja, kur shohim bashkësinë ndërkombëtare që na ndihmuan aq shumë që po na konsiderojnë që shtet i kapur”.

Kryeziu ka treguar 3 arsye pse i është bashkuar VV, duke thënë që Albin Kurti është njëri i lexueshëm, i guximshëm dhe i pashantazhuar.

Të ngjashme