Kurti: Fati i të pagjeturve dhe krimeve të kryera do të jetë prioritet në raport me Serbinë

Suharekë | 26 Mar 2021 | 11:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka thënë se në raport me Serbinë fati i të pagjeturve dhe dënimin për krimet e kryera do ta kenë prioritet, raporton Ekonomia Online.

Ai këto komete i ka bërë pas homazheve në Kurshë të Madhe në përvjetorin e 22 të masakrës së kryer nga regjimi serb.

“Duke bërë nderime dhe duke u angazhuar për fatin e të pagjeturve ne bëjë një punë shumë të vogël karshi sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve për liri”

“Drejtësia për kryerjen e krimeve Serbe mungon dhe do të angazhohemi me Institutin e ardhshëm për Krime Lufte dhe me aktivizimin e sistemimit prokurorial për zbardhjen e rasteve dhe dënimin e krimeve të kryera nga Serbia”, ka thënë Kurti.

Ai tha se çështjen e të pagjeturve do ta adresojnë në të gjitha instancat ndërkombëtare.

“Do ta adresojmë këtë çështje ç’do ditë në të gjitha instancat. Në raportin tonë më Serbinë ne e kemi prioritet fatin e të pagjeturve dhe krimet e kryera nga Serbia. Ne do të kërkojmë përgjegjësi”, tha Kurti, i cili ishte i shoqëruar nga kandidatja për presidente Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Të ngjashme