Kurti: Gjatë dimrit, 70 për qind e familjeve nuk preken nga shtrenjtimi i rrymës

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 10:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka arsyetuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike, teksa ka thënë se subvencionimi i plotë i importit të energjisë me çmimet e larta të tregut aktualisht, është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, raporton Ekonomia Online.

Kuti ka thënë se gjatë muajve të dimrit, 70.4 për qind e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë ose do të preken minimalisht.

“Me këtë vendim, ajo përveçse ka ulur tarifat që fillimisht kishte propozuar, po ashtu ka zhvendosur pragun e bllok tarifës nga 600 kWh në 800 kWh.Përballë tarifave të reja të ZRrE-së ne tashmë kemi zotuar deri në 100 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët tanë. Pra, shumën fillestare prej 75 milionë euro e kemi ngritur në 100 milionë. Besojmë se kjo shumë e zotuar e ka mundësuar uljen e çmimeve të tarifave që fillimisht ishin propozuar nga ZRrE-ja dhe zhvendosjen e bllokut tarifor nga 600 kWh në 800 kWh. Çmimi i energjisë elektrike për të gjithë qytetarët që janë konsumatorë shtëpiakë mbetet i pandryshuar për 800 kWh-shin e parë të shpenzuar. Tarifat e reja do të aplikohen vetëm për shpenzimet mbi 800 kWh në muaj.Për konsum deri në 800 kWh, nuk do të ketë rritje”.

“Në rastin e konsumit 850 kWh, duke llogaritur një raport mesatar 60:40 të tarifës së lartë dhe asaj të ulët, dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë minimal. Nga 49.67 euro në 52.19 euro. Pra, një rritje prej rreth 5%, apo rreth 2 euro e gjysmë më shumë në muaj.

Në rast të konsumit 1000 kWh, duke llogaritur sërish një raport mesatar 60:40 të tarifës së lartë dhe asaj të ulët, dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë rreth 17%. Nga 58.10 euro në 68.18 euro. Pra, 10 euro më shumë në muaj, për ata, të cilët konsumojnë 1 mWh në muaj”.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale energjinë elektrike dhe të tregojnë solidaritet shoqëror për ta tejkaluar këtë krizë.

“Në kriza energjetike nuk ka zgjidhje ideale, duhet të synohet një mënyrë për tejkalim sa më të shpejtë të krizës. Kur kërkohet të mos ketë rritje në një kohë kur shpenzojmë më shumë se kërkojë është që ose shteti të subvencionojë energjinë ose kriza mrekullisht të zhduket. Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve për racionalizim të energjisë elektrike. Sa më shumë së kurset aq më e vogël është nevoja për import. Së bashku e solidar do ta tejkalojmë edhe këtë krizë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Të ngjashme