Kurti edhe një mesazh me video: LDK s’e shqyrtoi propozimin tonë, qasja merre ose lëre s’është zgjidhje

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Kreu i VV-së, Albin Kurti, përmes një video ka bërë të ditur se kanë dorëzuar te presidenti, Hashim Thaçi, propozimin për mandatarin për kryeministër të vendit, raporton Ekonomia Online.

Kurti përmes një video të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur se janë të gatshme për takime të reja me LDK-në.

“Propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues në zgjedhje e 6 tetorit kemi dashur ta dërgojmë te presidenti pas një marrëveshje me LDK-në”.

“Në mbledhjen konstituive më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje edhe te presidenti më 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake. Dy javë pas takimi katër minutesh nuk kemi marrëveshje”.

“Ne nuk e kemi pranuar propozimin e LDK-së, por jemi të gatshëm për takime tjera”.

Me rastin e dërgimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Me rastin e dërgimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Gepostet von Albin Kurti am Montag, 20. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme