Kurti: Kërkesat e BE-së do t’i trajtojmë me seriozitet, përmbushja e kritereve mbetet synim

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 09:21 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kurti me këtë rast tha se krijimi i këtij institucioni është hap që dëshmon se Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian (BE).

Madje kreu i Qeverisë u shpreh i bindur se do t’i trajtojnë më seriozitet të gjitha kërkesat që vijnë nga unioni.

“Sot do të shqyrtojmë proceset në kuadër të integrimit evropian. Unë pres që kërkesat që dalin nga BE-ja për vendin tonë të trajtohen me seriozitet. Ne aspirojmë për të qenë shtet i zhvilluar dhe standardet e BE-së duhet të jenë udhërrëfyese. Ne nuk duhet ta shohim nga distanca integrimin evropian përkundrazi duhet ta shohim si mundësi për tu zhvilluar. Pronësia e reformave mbetën te ne”.

“Përmbushja e shumë kritereve varet nga vullneti dhe përkushtimi ynë. Një nga përfitimet direkte me BE-në është pasqyrimi i punës që na bëhet nga BE-ja. Pra do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete. Për këtë qëllim agjenda e integrimit duhet të jetë e mëshiruar”.

“Është mirë të gjithë të lexojmë raportet e vendit tonë. Ne kemi themelua këtë këshill si strukturë koordinuese që do të shërbejë si forum për reforma ndërinstitucional”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se marrëveshja e Stabilizim Asociimit tregon hapat që duhet t’i ndërmarrë Kosova për ta forcuar ekonominë, raporton EO.

“Që nga 22 prioritete që kemi vendosur 10 kanë qenë të përfunduara 12 të tjera në implementim e sipër. Tri shtyllat në të cilat bazohet agjenda e reformave evropiane janë shtyllat e njëjta që ka pasur Qeveria Kurti 2 në programin qeverisës. Shtylla e parë ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe kemi 4 prioritete, luftimi i krimit dhe korrupsionit, reformën në administratës publike, liritë themelore të qytetarëve dhe reformave në procesin zgjedhor”.

“Në procesin e Qeverisë Kurti ka ekonominë dhe punësimin. Këtu kemi 6 prioritete, rëndësinë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, prioriteti i Qeverisë që rritja e ekonomisë të jetë në harmoni me rritjen e efiçencës së energjisë, mbrojtja e ambientit, obligimet që ka sektori publik dhe reforma e financave, forcimin e mekanizmave që garantojnë të drejtë në ekonomi, luftimin e informalitetit”.

“Prioritet që janë brenda agjendës ERA dy prioriteti i parë i Qeverisë ka të bëjë me ringjalljen ekonomike, rritjen apo ringjalljen e punësimit, përmasimi i shëndetit të qytetarëve dhe siguri në punë dhe prioriteti tjetër i adreson problemet që ka sistemi shëndetësor në Kosovë. Këto prioritet përkthehen në 200 veprime konkrete”.

Të ngjashme