Kurti në Ferizaj: Do ta heqim akcizën për lëngje, do ta shtojmë për alkoolin

Ferizaj | 02 Qer 2017 | 21:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar sot fabrikën për prodhimin e lëngjeve “BBF” dhe kompaninë “Ekskavatori” në Gurëz të Ferizajt.

Kurti ka thënë se nëse merr besimin e qytetarëve për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, do të heqë akcizën për lëngje, duke iu ndihmuar kështu bizneseve vendore.

“VV me qeverinë e saj pas datës 11 qershor do të heq akcizën prej 4.5 cent për litër për pijet për këta prodhues dhe akciza do të jetë për produktet e luksit si alkooli dhe duhani e jo për lëngje të cilat konsumohet pasivisht për çdo ditë”, ka thënë Kurti, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka premtuar se do të krijojnë edhe një Bankë Zhvillimore e cila do të jap kredi të buta në afatgjate ashtu që prodhuesit vendës të mund ta zgjerojnë biznesin e tyre

Ndërsa, pronari i “BBF”-së, Ismet Mustafa, tha se Vetëvendosje është e vetmja parti që i bojkoton produktet e Serbisë, andaj theksoi se jo vetëm ai, por edhe punëtorët do ta votojnë LVV-në.

Më pas, Kurti ka vizituar dhe kompaninë “Ekskavatori”, e cila ka rreth 100 punëtorë.

Në mbrëmje, Kurti ka vazhduar dhe me takime të tjera, përfshirë një takim me fermerë ferizajas.

Të ngjashme