Kurti në Kuvend – Tahiri i uron mirëseardhje: Shpresoj ta keni përfunduar muajin e mjaltit

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas 14 ditëve qëndrimi jashtë vendit ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e rastit  shefi i GP-së së PDK-së Abelard Tahiri i ka uruar mirëseardhja kryeministrit Kurti.

Tahiri tha se shpreson që qëndrimi në bregdetet e Greqisë do t’i jep një shtyrje për të punuar Kurtiti dhe ta përfundojë muajin e mjaltit.

“Kryeministër mirë se u ktheve në Kosovës dhe shpresojmë që qëndrimi në Greqi po ta jep një shtytje dhe me përfunduar muajin e mjaltit që sot po përfundon. 14 ditët nuk kishin të bënin me interesat shtetërore e kombëtare”.

“Gjatë kësaj vizite turistike Kosovën e goditën edhe vërshimet normalisht që për këtë nuk po të akuzojmë ty mirëpo u rrezikua jeta e qytetarëve. Për rastin e Deçanit e bërë një postin ndërsa për vërshimet nuk bërë asgjë dhe kjo tregon për pa përgjegjësinë tënde. Kryeministrja e vendit në Gjermani e ndali vizitën e saj në SHBA, ndërsa ti kryeministri i vendit më të varfër nuk u ndale”.

Ndërsa në emër të LDK-së deputetja Rrezarta Krasniqi ju drejtua Kurti se ka manipuluar me ndjenjat e qytetarëve dhe me fatin e të pagjeturve, raporton EO.

“Kryeministër qysh shkoj takimi me Vuçiqin pasi që po ju pyes se nuk po bisedoni me deputetët e Kuvendit të Kosovës”.

“Keni nisur gabim dialogun madje keni shkelura edhe parimet e juaja dhe keni manipuluar me fatin e qytetarëve, a i përmende të pagjeturit në takim”.

Të ngjashme