Kurti në Prizren: Teatri mund ta zhvillojë mendjen e te rinjve

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, përveç lagjeve të kryeqytetit dhe atyre në mërgim, po e nis fushatën në terren edhe në qytetin ku qeverisë partia a tij, pra në Prizren, me pikëtakim në teatrin “Bekim Fehmiu.

Përveç  Albin Kurtit aty janë edhe kandidatët për deputetë: Hajrulla Çeku, Drita Mullaku, Arbër Rexhaj , Yllza Hoti dhe Dafina Alishani.

“Teatri është i vjetër po aq sa shoqëria e politika e qeveria. Jemi të bindur se nëpërmjet zhvillimit të teatrit ne do mund ta zhvillojmë mendjen e te rinjve dhe t’i largojmë nga varësia në smartphone, sidomos për fëmijët që teatri mund t’i zhvillojë intelektualizmin”.

“Qeverinë e Vetëvendosjes do ta keni më shumë se partnere e aleate. Do mund ta keni një grup që do e vlerësojë rolin tuaj shoqëror” tha Kurti.

Pos komunitetit të artistëve, për të qenë prezentë dëshirë kanë shprehur edhe qytetarët.

Ndërkaq, Fetah Paqarizi nga komuniteti i teatrit në bashkëbisedim me Kurtin theksoi se me rritjen e pagave artistët do kenë më shumë vullnet për të punuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme