Kurti premton të krijojë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore i cili tashmë ekziston

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit Albin Kurti ka thënë se do të krijojë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Mirëpo Fondi për Sigurime Shëndetësore ekziston që nga viti 2018 vetëm se sigurime shëndetësore për qytetarët e Kosovës nuk ka ende ndonëse kanë kaluar tri vjet nga krijimi i tij.

Kurti ka shkruar në Twitter se askush nuk duhet të bankrotojë vetëm pse është i sëmurë.

“Akti 51 i Kushtetutës së Kosovës garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor duke siguruar udhëzime klinike, licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar Kurti.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me deri tani mbi 47 për qind të votave të fituara. Kandidati i VV-së për kryeministër të Kosovës është udhëheqësi i saj, Albin Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme