Kurti s’ka informacione nëse KFOR-i do të ndërhyjë në veri: Me Ramën s’folëm për “Open Ballkan” as Serbinë

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 11:04 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për situatën e krijuar në veri të vendit, derisa tregoi se gjatë ditës ka pritur në takim gjeneralin e KFOR-it, raporton Ekonomia Online.

Kurti shtoi se nuk ka informacione se mund të ketë ndërhyrje në veri të vendit nga KFOR-i, pavarësisht raportimeve nga mediet.

Por sipas tij, por të gjitha vendimet merren në pajtueshmëri me Policinë që ndodhet atje.

“Ne diskutuam me gjeneralin Federicci për situatën e sigurisë meqenëse en kemi policët atje, dhe atje e bëjnë vlerësimin e situatës. Përmbajtja e vendimeve që i marrim janë shumë profesionale, unë si kryeministër nuk marrë vendime pa qenë në pajtueshmëri me polici. Nuk kam informacion të tillë për ndonjë përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it”.

“Kam biseduar dje edhe me sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg, dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ku kam treguar se jemi të gatshëm për takim. Ndërkaq komandanti i përgjithshëm i KFOR-it poashtu është në kontakt me kryetarët e komunave të veriut, dhe është i interesuar që situata të deeskalojë, dhe kështu të kthehemi në paqe të plotë. Komunikimin e kemi të përditshëm, madje çdo orë’’.

Ai tha se kjo masë nuk është kudër serbëve të Kosovës, derisa vazhdimisht ka përmendur që oferta e vetme është largimi i tabelave të përkohshme nga të dyja shtetet.

“Bllokimi i rrugëve nuk është bërë vetëm me barrikada prej njerëzve, por edhe me bullduzer, dhe ata nuk janë për të bllokuar rrugë por sa janë për të sulmuar. Ka kaluar shifra prej 10 mijë automjeteve që kanë ardhur nga Serbia dhe i kanë marr targat e Kosovës”.

“U dogj qendra në Zubin Potok, dhuna ka adresë tjetër. Policia e Kosovës është tejet profesionale dhe korrekte, ne i kemi bërë një ofertë me të cilin kemi thënë se nuk ja vlen të kemi targa të përkohshme dhe i heqim ato të dyja palët”.

“Asnjëherë nuk jam shfaqur, dhe Serbia e sjell në kufij ministrin e mbrojtjes”, tha Kurti.

Kurti krejt në fund tha se përgjatë takimit me Ramën nuk është përmendur “Open Ballkan” dhe as Serbia, raporton EO.

“Gjatë takimit tonë rreth 1 orë e gjysmë, më shumë kanë diskutuar ministrat tanë se ne të dy dhe gjithçka ka qenë në qasje zhvillimore dhe për 1 orë e gjysmë nuk janë përmendur fjala Ballkan dhe Serbi”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme