Kurti takoi senatorin Gary Peters dhe kongresistin Andy Levin

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një vizitë tash 11 ditë në ShBA, në Michigan ka takuar senatorin Gary Peters dhe kongresistin Andy Levin.

Sipas një komunikate të zyrës së tij, Kurti ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen nga Kongresi dhe Senati Amerikan për çeshtjen e Kosovës dhe për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Kryeministri Kurti theksoi progresin e shënuar përgjatë qeverisjes njëvjeçare, duke theksuar punën e institucioneve në avancimin e kauzës së dyfishtë të krijimit të vendeve të punës dhe drejtësisë”, thueht në njoftim.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe kryetari i qytetit Rochester Hills, Bryan Barnett, thuhet se u bisedua edhe për dhe kërcënimin që aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas komunikatës, Kurti theksoi rreshtimin e Kosovës krahas vendeve perëndimore për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërinë për të strehuar 5,000 refugjatë nga Ukraina.

“Po ashtu, i njoftoi për mikpritjen tashmë të një gazetareje ukrainase, znj. Lyudmila Makey, dhe për gazetarët e tjerë që pritet të vijnë në Kosovë, për të vazhduar të lirë angazhimin e tyre në profesion”.

Të ngjashme