Kurti takon Lajçakun, para takimit me Vuçiqin

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur paraditen e sotme nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi mes Lajçak dhe Kurtit i ka paraprijë takimit të lartë, që pritet të ndodh sot pasdite nga ora 15:40 në Bruksel.

Ai takoi ndaras edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Këtë mëngjes, kam mbajtur takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të Dialogut këtë pasdite”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të ngjashme