Kurti: Taksa mbetet derisa të ketë qëndrim të përbashkët VV-LDK

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës do të vazhdojë të mbetet në fuqi, deri sa të merret një vendim i ri nga Qeveria.

“Në mungesë të një vendimi i qeverisë që do të vinte nga propozimi, qëndrimi që unë kam shprehur këtu para jush, gjithçka vazhdon sikur ka qenë deri më tash, pra ngelet taksa 100 për qind”.

“Unë besoj që më së miri do të ishte që ta kishim zbutur këtë situatë, me një gjest të vullnetit të mirë të bërë vendim qeveritar, për ta hequr taksën në lëndën e parë që iu nevojitet prodhuesve tanë, por jemi këtu ku jemi, dhe përderisa nuk kemi një koncensus për një vendim të ri ngelet ai i vjetri”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sa po të ketë një dakordim me LDK-në për tarifën, do të bëhet vendim i Qeverisë.

Të ngjashme