Kurti thotë se të premten mund të ketë protesta të serbëve në Kosovë

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 13:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë se ka informatë që pritet të ketë protesta të premten për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Ai tha se thirrja për protestë në Kosovë nuk kontribon në marrëdhënie të mira në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot më erdhën informacione se po përgatiten edhe protesta për pasnesër, unë nuk mendoj qe protestat janë të nevojshme për këtë çështje. Unë plotësisht do ti kuptoja qytetarët serbë të Republikës së Kosovës nëse do të protestonin kundër korrupsionit, për arsim më të mirë, për çështje sociale mirëpo të hyhet në protesta për zgjedhje të Serbisë që të mbahen në shkolla nuk është e drejtë. Andaj më lejoni të t’iu bëj thirrje qytetarëve serbë të Kosovës të mos organizojnë dhe të marrin pjesë në protesta të tilla. Unë jam organizator i madh i protestive nga e kaluara ime por më besoni që me kompetencë protestat nuk janë rruga e duhur përpara, zyra ime është e hapur për të gjitha çështjet”, tha ai.

Të ngjashme