Kurti tregon se çka i tha Thaçi: Shkojmë bashkë në Amerikën e heqin qafe Serbinë

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 12:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij në seancën të mosbesimit ndaj qeverisë së tij, ka thënë se deputetët nuk e lanë që të dëshmojë punën e tyre, raporton Ekonomia Online.

Në fjalimin e tij Kurti ka treguar se çka ka biseduar me kreun e shtetit Hashim Thaçi në takimin e fundit.

Sipas tij, Thaçi i ka thënë që të dy të shkojnë bashkë në Amerikë për ta arritur marrëveshjen me Serbinë.

Madje ai u shpreh i bindur se ka një marrëveshje te gatshme Kosovë-Serbi, e të cilën e shesh si shkak të rrëzimit të qeverisë së tij.

“Populli e di se nuk e kam mbështetjen e deputetëve të PAN-it, por ju e dini se kjo qeveri e ka mbështetjen e popullit dhe padrejtësisë së tyre iu shtua edhe Coronavirusi dhe në këtë krizë iu shtua edhe shkarkimi i qeverisë së e luftonte këtë pandemi”.

“Shkarkimi i kësaj Qeveria po bëhet për shkak të marrëveshjes që ka për qëllim ndarjen e Kosovës. Unë jam i bindur se marrëveshje të gatshme ka, këtë ma ka konfirmuar edhe vet presidenti Thaçi”.

“Ma përsëriti diçka, më tha, heq taksën e shkojmë e kryejmë marrëveshjen me Serbinë dhe e heqim Serbinë përgjithmonë. Më tha se ne të dy jemi të zgjedhurit e popullit. Këto pazare të dëmshme nuk mund të më kenë mua bashkëpunëtor”.

“Jam krenar me këtë kabinet qeveritar dhe me të arriturat e tij”

Kurti, përmendi disa nga punën që janë bërë për 50 ditë, duke shtuar se ka anuluar shumë vendime të qeverisë së kaluar, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

“Të gjithë e pamë se jo vetëm që nuk dhanë 100 ditë për ta dëshmuar punën tonë por ju them se jam krenar me kabinetin tonë. Qysh në fillim i përgjysmuam pagat, e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe kabinetit qeveritar. I shkarkuar koordinatorë të panevojshëm. u shkarkuan bordet e PTK-së, Trepçës, ‘Infrakosit’ e disa tjerë”.

“Merreni me mend ka pas ministra që një  javë ka qenë në punë e një muaj në shtëpi, jo nga Coronavirusi por nga korrupsioni. U ndanë mijëra euro për Ministrinë e Shëndetësisë për luftimin e kësaj pandemie, ku më vonë ndamë edhe 10 milionë euro”.

“Shkarkimi i disa konsujve, anulimi i liqenit pranë liqenit të Badocit, anulimi i 50 milionë eurove shtesë ndaj ‘Bechtel&Enkas’, u anuluan disa vendime të ish-ministres duke kursyer qindra mijëra euro”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se tarifa 100 për qind nuk ka qenë problem për Serbinë por reciprociteti. 

Para deputetëve, Kurti tha se me reciprocitet, Serbia nuk pranon barazinë me Kosovën.

“Tarifa 100 për qind ka qenë gjest i kundërvënies kur ne dështuam në anëtarësim në Interpol. Që nga vënia  e tarifës kishte marrëveshje të fshehta. I gjithë trysnia që bëhet mbi mua nuk është të hiqet tarifa por reciprociteti. Sepse Serbia e pranon pavarësinë por barazinë me neve nuk e pranon. Ne republikë ata shtet. Pra Serbia barazinë me neve nuk e pranon e të gjitha tjerat e i pranon”, ka thënë Kurti.

Kurti edhe njëherë ka përmendur se shkarkimi i qeverisë së tij po bëhet për shkak

“Në kohën kur e menaxhojmë këtë pandemi, në kohën kur populli e ka pritur një qeverie të tillë, nuk ka të bëjë me tërheqje të trupave të Amerikës, por thjeshtë në prapavijë të kësaj qëndron shkëmbimi i territoreve, që ka dështuar si projekt por nuk ka vdekur. U provua në Shtëpinë e Bardhë me shampanjë shkëmbimi territorial, por pa qeverinë nuk munden”.

🔴DREJTPËRDREJT – Kuvendi mban seancë plenare, me kërkesë të LDK-së, për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 25. März 2020
Lexo më shumë:

Të ngjashme