Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, kritikon stërgjatjen e restaurimit

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 10:15 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vizituar Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se restaurimi i xhamisë është stërzgjatur gjë që rrezikon trashëgimin kulturore në vend.

“Këtu gjendemi në xhamin afër Kuvendit të Kosovës e cila daton që 6 shekuj. Restaurimi i të cilës është stërzgjatur. Ky nuk është problemi i vetëm, por edhe mungesa ë një pikë qendrore turistike në këtë xhami”.

“Edhe në vendet e ndryshme të botës ekzistojnë vende të trashëgimisë kulturore. Këtu nuk ekzistojnë as kushtet minimale për vizitë në këtë xhami”, tha Kurti.

Hajrulla Çeku, Kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje tha se problemi i stërgjatës se këtij restaurimi  qëndron tek institucionet që nuk e kanë trajtuar në kohë.

Çeku tha se kjo xhami do të jetë një ndër prioritet kryesore të qeverisjes së re. Ai ftoj të gjitha bizneset dhe organizatat që të mbështesin restaurimin e kësaj xhamie me një plan funksional.

“Një nga rastet që ilustrojmë më së miri trajtimin institucional në trashëgimin kulturore. Është rast që edhe kur janë fjetur fondet nuk iu janë dhenë objektit. Problemi nuk është të xhamia por të institucionet që nuk e kanë trajtuar këtë. Ka qenë pikë referencë për Prishtinën e vjetër dhe e vizituar nga turistet, por për shkak të neglizhencës institucionale rrinë dhe vetë degradohet në këtë gjendje dhe nuk i shërben  destinimeve që duhet t’i ketë. Ka shumë raste tjera në Kosovë nuk është vetëm kjo se si e kemi trajtuar trashëgimin gjithë këtyre viteve”.

“Kjo do te jetë një ndër prioritetet e para të qeverisë së re. Ne kemi nevojë për një angazhim dhe ndërhyrje emergjente. Shoqëria civile ka konstatuar qindra raste te trashëgimisë, do të jetë një ndërhyrje e shpejt e shpëtimit të monumenteve që janë në rrezik dhe të bëjmë shumë kujdes se si të bëjmë restaurimin”.

“Të mos i mendojmë vetëm fondet për menaxhim por edhe planin e menaxhimit që të dimë se kur të restaurohet të dimë për çfarë do të shërbej. Ftojmë bizneset organizatat dhe komunitetet që të jenë pjesë e kësaj mbështetje që ta ruajmë trashëgiminë kulturore”, tha ai.

Yll Rugova, kandidatë për deputetë në Lëvizjen Vetëvendosje, tha se restaurimi i stërzgjatur i xhamisë është rrezik për humbjen e trashëgimisë kulturore.

Ai tha se tani është momentin që t’i japim fokus trashëgimisë kulturore, dhe kjo do të avancohet me qeverisjen e re, raporton Ekonomia Online.

“Çështja e muzeut siç është kjo ndërtesë e cila ka mbijetuar deri tash është me rëndësi që t’i japim një hapësirë që turizmi duhet me u lulëzuar. Derisa kemi një muze i cili është në funksion, por kjo xhami për shkak të restaurimit të stërzgjatur është rrezik për humbjen e trashëgimisë kulturore. Nëse marrim shembullin e xhamisë së Sofijes në Stamboll kjo do të merrte shembullin e njëjtë për vizitë. Prishtina ka disa shtresa të periudhës së saj, që paraqiten në ndërtesat si pallati i rinisë, i shtypi muzeu e kjo ndërtesë. Ky është një moment që turizmit ti japim fokus. Prishtina nuk e ka një narrative sa i përket turizmit dhe kjo duhet të avancohet në qeverisjen që po vjen”, ka thënë Rugova.

Xhamia e Çarshisë është një ndër objektet e para të ndërtuara në Prishtinë, ajo u ndërtuar në vitin 1391.

Turistët për të vizituar ketë xhami edhe mbas 6 shekujve duhet të kalojnë përmes një dërrase.

Të ngjashme