Kusari-Lila e bindur se nuk ka marrëveshje të përkohshme Kosovë-Serbi

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 13:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se kërkesa e AAK-së për falje të gjobave është dekurajuese për qytetarët pasi që atë e kishin propozuar këtë ligj, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa sa i përket një marrëveshje të përkohshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kusari-Lila tha se nuk kanë informacione zyrtare, por siç thotë ajo çdo gjë do të bëhet publike nga Qeveria.

“Vazhdimi i seancës të mbetur do të jetë të enjten me debatin për arsimin. Interpelanca e kërkuar në raport me faljen e gjobave do të mbahet të premten për faktin sepse vetëm të etjen do të vazhdohet me debatin për arsimin, ndërsa me seancën ekonomike do të mbahet javën e ardhshme”.

“Falja e gjobave për qytetar dhe biznese është bërë në bazë të një ligji i mbështetur nga partia që po e propozon faljen e gjobave, ata të cilët kanë mbështetur po bien dy herë viktimë .Është thirrje dekurajuese”.

“Kryeministri vetëm ka filluar takimet me udhëheqësit e partive opozitare dhe ditëve në vijim me takimet pasuese do të kemi njoftime të reja”, tha Kusari.

Lexo më shumë:

Të ngjashme