Kusari-Lila për krizën në “Ferronikeli”: U dakorduam që shumë shpejt të kthejmë përgjigje me shkrim

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 13:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli”, kanë zhvilluar një takim me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me ç’rast morën zotimin e saj që kjo çështje të diskutohet në Kuvend, raporton Ekonomia.

Ajo tha se situata në këtë kompani nuk është e mirë, deri sa do t’i dërgojnë përgjigje me shkrim.

“Sot pritëm në takim një grup të punëtoreve të “Ferronikelit për situatën në këtë ndërmarrje, ky është takimi i dytë ku kemi dëgjuar hallet me të cilat po ballafaqohet ndërmarrja. Kriza e madhe energjetike ka pasur ndikim në këtë kompani. Edhe sot kam pranuar kërkesën nga menaxhmenti dhe dëgjova nga përfaqësuesit se kjo sasi që kërkojnë të furnizohet është më e vogël. Në kuvend e kemi për votim vazhdimin e gjendjes emergjente të energjisë elektrike. Përkushtimi ynë është për ekonominë e vendit. Jemi dakrduar që shumë shpejt të kthejmë përgjigje me shkrim”, ka thënë Kurasi-Lila.

Të ngjashme