Kuvendi do të diskutojë të hënën për raportin 100-ditësh të Qeverisë

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 16:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se është vendosur që Kuvendi të mbajë seancë më 2 gusht, ku do të diskutohet për raportin 100 ditësh të punës së qeverisë, raporton Ekonomia Online.

“Në 14 vazhdojmë me pikat a papërfunduara. Seanca do të vazhdojë me datën 2 gusht. Ne nga pozicioni i pozitës presim miratimin e rishikimit të buxhetit për të ofruar mundësinë e pakos ekonomike. Në seancë do të vazhdohet me votime, 4 marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Tutje, Kusari-Lila ka thënë se do të diskutojnë edhe për sfidat që e kanë karakterizuar Qeverinë në 100 ditëshin e punës.

“Kërkesa e deputetëve është e përfshirë në agjendën e ditës së hënë ndaras raporti 100 ditësh është publiku dhe është aty. Natyrisht në secilën kërkesë qëndron edhe Qeveria të gatshëm të diskutojmë për sfidat që kanë karakterizuar 100 ditëshin e Qeverisë Kurti 2”.

Të ngjashme