Kuvendi miraton mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Kosovës.
Me 78 vota vota pro dhe 34 kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kanë dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.
Mocioni i opozitës ka mbledhur votat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë aktuale. Vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh.
Pas afërsisht tri orë diskutimesh dhe akuzave të ndërsjella, Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur me 78 vota mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.
Sipas vlerësimeve të fundit, presidenti do të duhej që qysh nesër në konsultim me partitë parlamentare, të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Përveç opozitës, rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe partneri i koalicionit, PDK.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/deputetet-e-pdk-se-votuan-per-rrezimin-e-qeverise/