Kuvendi mblidhet nesër, diskuton për parandalimin e konfliktit të interesit

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 14:41 | Nga

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancën e re. Demarkacioni nuk do të jetë as në seancën e nesërme për shkak se marrëveshjen nuk e ka proceduar ende në Kuvend, Qeveria.

Një ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Kryeministri Mustafa tha sot pas mbledhjes së Qeverisë se pritet që këtë javë Qeveria ta procedojë në Kuvend këtë marrëveshje.

Pikat e rendit:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale,
5. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 05/L-146 i Drejtësisë për të Mitur,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,

13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme